Lajme Shqip Tuesday, 21 August 2012 08:37

Elabasan –  Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ansambli i Elbasanit ishte ftuar si perfaqesues i folklorit shqiptar në Sarajeve. Edhe këtë vit, Festivali ndërkombëtar i folklorit 2012 në Sarajevë  javen e kaluar ka pasur të pranishëm grupe pjesëmarrëse edhe nga Shqipëria, qe u perfaqesua nga Elbasani me Ansamblin “Dance Plus”. Me ansamblin ishin edhe vëllezërit Zena, këngëtarë të njohur shqiptarë, të cilët njihen për këngët e Shqipërisë së Mesme.

Koreografi Krenar Korça thote se “në natën e parë ansambli elbasanas performoi valle dhe këngë nga vëllezërit Zena, të cilët u mirëpritën me duartrokitje nga spektatorët për interpretimin e tyre. Por edhe dita e dytë qe iu kushtua valltarëve të Ansamblit “Dance Plus” pati shumë duartorikitje për interpretimin e valleve tradicionale përpara një publiku tepër të vecantë”, thotë ai.

Ne finalen e dites se trete, ansambli perfomoi valle të njohura të Shqipërisë së Mesme, vallen Dardharja dhe Xhixhileja nën koreografinë e Luan Ishja dhe drejtuesi i orkestrës Zyhdi Floqi.

Për Drejtorin e Qendrës së Veprimtarive Kulturore, Esat Ruka, Ansambli “Dance Plus”  prezantoi denjësisht vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare. (LajmeShqip.com)