Me një skenar të ri të kryeveprës “Romeo dhe Zhulieta” të Shekspirit, një regjisor teatral nga Bagdadi i ka shndërruar Montekët dhe Kapuletët në rival fetar në Irakun e shkatërruar nga lufta.
Autori Monadhil Daood thotë se shpreson se verisoni i tij i historisë do të demostrojë traditat e pasura teatrale të vendit të tij.
Daood ka thënë në fakt se shoqëria e tij teatrale irakene po vë në skenë përshtatjen e historisë klasike të dashurisë në teatrin Swan, në qytetin e lindjes të dramaturgut anglez.
Regjisori shtoi se shtrirja e re e historisë transferon dramën tradicionale në aktualitetin e Irakut ku dhuna mes sunitëve dhe shiitëve myslimanë është shtuar. Shfaqjet janë planifikuar të fillojnë më 26 Prill deri më 5 Maj dhe do të futen në festivalet botërore për Shekspirin.