Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 10:00

Sarajevë- Ylli hollivudian Anxhelina Zholi dhe partneri i saj Bred Pit, kanë qenë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, për premierën e filmit të saj, që flet për një histori lufte dhe dashurie që ka ngjallur polemika në Ballkan.

Filmi “Në tokën e gjakut dhe mjaltit,” u shfaq në një premierë të veçantë për 5.000 të ftuar.

Filmi përshkruan gjendjen e dhjetëra mijëra grave boshnjake myslimane që u ishin nënshtruar përdhunimit dhe abuzimit nga rrëmbyesit e tyre serbë, gjatë luftës së viteve 1992-95, një konflikt që përfshinte masakrën e Srebernicës dhe rrethimin e Sarajevës.

Filmi i Zholisë ka qenë i kritikuar nga serbët etnikë, të cilët thonë se ai portretizon ushtarët serbë si keqbërës. Republika Serbe në Bosnje, ka refuzuar të lëshojë filmin në kinema në territorin e saj. (LajmeShqip.com)