Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 23:31

Prishinë – Ende pa u bërë një ditë që kur Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur faqe zyrtare në rrejtin social “Facebook” kanë nisur reagimet e njerëzve. Në pjesën e “murit” ku mund të shkruan gjithkush kanë nisur komentet. E ato janë të llojllojshme.

Dikush ka shkruar tre herë fjalën hajn në murin e faqes së Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.Të tjera komente kanë të bëjnë edhe me lëvdata.Dikush e ka quajtur legjendë Thaçin ndërsa dikush tjetër e ka pyetur atë me fjalën “ku je bre Hashim burri”.

Ka edhe të atillë që kanë nisur të hamendësojnë që numri i atyre që do të bëjnë “like” këtë faqe do të arrij 2 milionë. Mirëpo deri në orën 23:00 të së hënës “like” ia kanë bërë 345 persona. Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka hapur të hënën faqen zyrtare në të cilën planifikohen që të publikohen të gjitha aktivitetet e kryeministrit Hashim Thaçi.

Ende nuk dihet nëse mirëmbajtësi i kësaj faqe ne Facebook që është nga Zyra e Thaçit do të ndaloj që njerëzit të shkruajnë në murin e faqes apo jo. Deri sa kjo të ndodhë komentet duket se do të jenë të shumta. (LajmeShqip.com)