Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 07:59

Prishtinë – Zv/kryeministri i Republikës së Turqisë, Bülent Arinç, po viziton Kosovën.

Sot ai do të pritet në një takim të veçantë nga kryeministri Hashim Thaçi.

Dje ai vizitoi varrin e Sulltan Muratit, të rënë mbi 620 vjet më parë në Betejën e Kosovës dhe deklaroi se “Turqia përherë do ta mbëhstesë Kosovën”.

Për zv/kryeministrin turk është paralajmëruar edhe një pritje tjetër nga zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ndërsa pritet që ai të ketë edhe takime të tjera.