Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 16:34

Tiranë – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Ambasada e Zvicrës dhe Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri  nëpërmjet një deklarate për shtyp theksojnë se “Zvicra do të vazhdojë të bëjë lobing dhe avokati për komunitetin rom në Shqipëri dhe do të inkurajojë respektin për të drejtat e tyre dhe për rolin e tyre në shoqëri”.

Zyra e shtypit e Ambasadës Zviceriane bëri të ditur nëpërmjet një deklarate se “prej disa vitesh, qeveria Zvicerane, përmes Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Tiranë, ka financuar projekte të cilat i japin mundësi dhe inkurajojnë integrimin e komunitetit Rom.

“Ne kemi besim se shoqëria shqiptare do të kujtojë që mijëra pjesëtarë të komunitetit rom në Shqipëri kanë akoma nevojë për arsim, strehim dhe punësim. Të gjithë ne duhet të bëjmë më shumë për të promovuar të drejtat dhe nevojat e tyre legjitime”, theksohet ne deklarate.