Lajme Shqip Sunday, 06 October 2013 13:18

Tiranë- Gjon Radovani, i emëruar ditën e pardjeshme zëvendësministër i turizmit, është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit.

Këtë e ka konfirmuar Gjergj Zefi, ish-drejtues i PAD-së së Neritan Cekës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zefi shkruan: “Gjon Radovani është zv/ministër i Turizmit.

Ai është i biri i Nush Radovanit, akademik i shkolluar në Firence dhe i persekutuar nga regjimi komunist. Gjoni është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit, por kjo nuk e ka penguar Rilindjen në përqafimin e vlerave të vërteta të komunitetin e katolik. Gjoni nuk është si Jozefina, ata ndryshojnë si errësira me dritën, si nata me ditën. Unë ndjehem i përfaqësuar“./tema/