Lajme Shqip Sunday, 28 August 2011 13:32

Mitrovicë – Vazhdon të qëndrojë barrikada e vendosur dje në fshatin Zupç, me përjashtim të një pjese të vogël të rrugës, në të cilën serbët e barrikaduar i lejojnë të kalojnë vetëm ata që duan, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com nga terreni.

Veç kësaj, në ditën e sotme janë parë edhe serbë të armatosur, të organizuar në grupe të ndryshme, në hyrje të Zupçit dhe në kodrat përskaj rrugës kryesore, sipër pompës së benzinës “Team”, të kriminelit famëkeq Zvonko.

Burimet e portalit kanë saktësuar se grupet me serbë të armatosur janë të vendosura vetëm disa qindra metra mbi pikën e kontrollit të KFOR-it gjerman, që qëndrojnë në kryqëzimin e fashatit Çabër, të banuar me shqiptarë. (LajmeShqip.com)