Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 15:10

Drejtori i FOL-it ka goditur etiketimin e Haradinajt dhënë Mehajt, ndërsa nga të parin e ka këshilluar të kërkojë falje.

Drejtori i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj ka reaguar pas etiketimit si “peder”, pra homoseksual që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri kryetarit të Komisionit për Shënjimin e Vijës Kufitare, Murat Meha.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Zogaj e quan ofendim të një shtrese shoqërore “epitetin” e Haradinajt, ndërsa i kujton atij se Meha këtë pozitë e mban për arsye profesionale e jo për shkak të një orientimi të caktuar seksual.

“Haradinaj ka mendu që me këtë ‘epitet’ ta ofendoj Muratin, por ka harru që me këtë ka bërë një ofendim për një shtresë tjetër të shoqërisë”.

“Murat Meha është zyrtar publik. Në pozitën qe ka, nuk e ka për shkak të orientimit të tij seksual, por për shkak që dikush, dikur ka vendos qe të mbaj këtë pozitë. Rrjedhimisht, punën që bënë, vendimet që merr dhe përgjegjësinë që mbanë për atë punë nuk janë si pasoj e orientimit te tij, por përshkrime të detyrave te tij”.

“E dimë qe Haradinaj eshte i djathtë dhe se besoj qe i ka per zemër homoseksualët, por kjo s’do ishte politika e tij, prandaj, një kërkimfalje është e duhur në këtë kohë”.