Lajme Shqip Saturday, 13 July 2013 16:50

Vlorë- Zjarrfikëset e Vlorës rrezikojnë seriozisht të mos e kryejnë normalisht funksionin e tyre këtë sezon vere. Prej 6 muajsh zjarrëfikëset nuk furnizohen normalisht me karburant.
Alarmi është dhënë nga vetë drejtori i stacionit të zjarrfikëses në Vlorë Luan Kapaj, i cili thotë se deri tani vatrat e zjarrit janë neutralizuar me rezervat e vitit të kaluar. Në këto kushte, ai ngre shqetësimin se është e pamundur të përballohen situatat e zjarreve sepse edhe rezerrvat e vitit të shkuar janë drejtë fundit.
“Kemi 6 muaj që nuk kemi marrë asnjë lloj furnizimi me karburant. Ne punojmë vetem me rezevat e vitit të kaluar. Nëse situata vazhdon do ta kemi shumë të vështirë të përballojmë situatat në shuarjen e zjarreve. Karburantet i marrim nga Ministria e Brendshme, por deri tani nuk kemi marrë. Nëse do të vazhdojnë temeparatuar e larta dhe zjarret do të ketë me përmasa do ta kemi shumë të vështirë të përballim situatën”- thotë Luan Kapaj në një prononcim për tv A1 Report. 
Stacioni i zjarrfikësve ka në dispozicion 12 mjete, ndërsa Vlora është një prej qarqeve më të prekura nga vatrat e zjarreve gjatë sezonit të verës. Zjarret zakonisht shënohen në kullota dhe në ullishte.