Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 19:29

Sarandë – Tri vatra zjarri janë shfaqur gjatë 24 orët e fundit në rajonin e Sarandës dhe Delvinës, ndërsa bilanci i dëmeve të shkaktuar prej tyre është i lartë. Rakip Muzhai, shef i shërbimit zjarrëfikës në Sarandë, thotë se vatrat e zjarrit janë shfaqur ne fshatin Jermë (Komuna Livadha), Dermishi (Komuna Dhivër), si dhe Muzinë (Komuna Mesopotam).

“Vatrat e reja të zjarrit te regjistruara ne 24 orët e fundit në rajonin e Sarandës dhe Delvinës e çojnë në 65 numrin e  vatrave te zjarreve të rëna këtë verë, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme”, tha Muzhai.

Sipas tij, pavarësisht ndërhyrjes për fikjen e zjarreve, janë djegur mbi 50 hektarë kullotë, pemë frutore, si dhe dy banesa të braktisura.