Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 09:15

Athinë – Tërbohen zjarret në Shqipëri dhe Greqi, ndërsa zjarri kalon nga njëri territor në tjetrin, bëjnë të ditur mediat greke.

Në rajonin e qytetit Janinë, në pjesën perëndimore të Greqisë, stihia e zjarrit ka shkatërruar tokat pyjore, ndërsa ka kaluar edhe në territorin e Shqipërisë.

Zjarre të mëdha pyjore veçmë disa ditë ka në disa rajone në Shqipërinë jugore – Gjirokstër, Delvinë dhe Sarandë. Zjarri është orientuar edhe drejt territorit grek.

Era e fuqishme dhe terreni i pakalueshëm e vështirësojnë shuarjen e zjarrit.