Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 10:10

Prishtinë – Njoftohet se gjatë orëve të para pas mesnatës së sotshme ka shpërthyer një zjarr në objektin e Radio Televizionit të Kosovës, për pasojë ka ndërprerë përkohësisht programin.

Vetë RTK, përmes portalit të vet ka  bërë të ditur se “Për shkak të shpërthimit të një zjarri është ndërprerë përkohësisht transmetimi i programit të Televizionit të Kosovës. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe kanë konstatuar se flaka ka ardhur nga një zyrë e arkivit qendror,  në bodrumin e ndërtesës.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë janë duke i zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Së shpejti pritet të përfundojnë procedurat dhe të rifillojë transmetimi i programit”, përfundon njoftimi.(LajmeShqip.com)