Lajme Shqip Saturday, 25 August 2012 14:41

Mitrovicë -Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një muzeut në veri të Mitrovicë duke shkatërruar kështu objekte të vlerave të veçanta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnatës afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës . Flakët kanë shkatërruar objekte etnologjike, instrumente dhe rekuizita të tjera të kësaj natyre.

Sipas Hotit, djegies i ka paraprirë një vjedhje e këtyre objekteve dhe më pastaj dyshohet se të njëjtët persona i kanë vënë zjarrin objektit, raporton Kosovapress.

Hetuesit e policisë janë në vend ngjarje dhe po merren me hetimin e këtij rasti. Vlera e dëmeve ende nuk është bërë e ditur. (LajmeShqip.com)