Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 15:48

Kryetarja e Këshillit shtetëror të cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Ferdije Zhushi-Etemi për shkak të ngritjes së aktakuzës lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare ka ofruar dorëheqjen e saj.

Ajo letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Zhushi-Etemi në letrën e saj shkruan se dorëheqja nuk pranon pranimin e fajësisë, por hapje e rrugës për ndriçimin e së vërtetës.

Ndërkohë dje është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale ndaj Ferdije Zhushi – Etemit, Armend Mujës dhe Naim Brahës.

Lexoni letrën e dorëheqjes së Ferdije Zhushi-Etemi.