Lajme Shqip Tuesday, 03 September 2013 11:14

Një gomone ku mendohet se ndodhen 27 klandestinë është zhdukur prej mbrëmjes së djeshme në kanalin e Otrantos.

Nga Salla Operacionale e Durrësit është marrë njoftimi se drejtuesi i gomones mund të jetë shqiptarë, ndërsa klandestinët mendohet se janë kurdë.
Kërkimet kanë nisur nga 4 anije italiane dhe një helikopter në brigjet e Puglias, ndërkohë që nga Shqipëria kërkimet vazhdojnë nga 2 helikopterë britanikë.
Mendohet se gomonia ka pësuar avari në kanalin e Otrantos. Pala shqiptare thotë se kërkimet në ujrat territoriale shqiptare kanë rezultuar pa rezultat, ndërkohë që media italiane thotë se një gomone është lokalizuar dhe po kërkohet në brigjet përballë Puglias. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën gomone. /Shqiptarja/