Lajme Shqip Wednesday, 16 March 2011 10:30

Presidenca aktuale ka filluar të merret me sqarimin e situatës së krijuar pas procesit të dekretimin të gjyqtarëve të raundin e tretë të procesit të riemërimit, ku katër kandidatët e propozuar nga Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nuk u dekretuar nga ish-ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi.

Zyra e presidentit Behgjet Pacolli, më 10 mars, i ka dërguar një letër KGJK-së, me të cilën ka kërkuar t’i ridërgohet lista me emrat e gjyqtarëve të cilët nuk janë dekretuar në fazën e fundit, shkruan Kosova Sot.

Në vend të përgjigjes, kryesuesit i KGK-së, Enver Peci, ka paralajmëruar që Presidencës t’ia dërgojë një rekomandim se kjo çështje tashmë është e përfunduar dhe nuk është mirë që të rihapet.

Por, burime të gazetës Brenda Presidencës kanë konfirmuar se dosjet e katër kandidatëve të cilët nuk janë emëruar nga ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi janë zhdukur mistershëm nga zyrat e Presidencës. /Telegrafi/