Lajme Shqip Sunday, 26 July 2015 15:15

Nga pagimi i doganës dhe tatimeve në vendkalimet kufitare Jarinë e Bërnjak janë grumbulluar 6,7 milionë euro, ka deklaruar përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.

Ai në një deklaratë për gazetën e Beogradit “Politika” ka thënë se komunat në veri, transmeton Koha.net, që nga 12 maji janë njoftuar me procedurat që duhet t’i plotësojnë për të mjete për projekte.

“Këshilli drejtues i Fondit do të bëjë vlerësimin e iniciativave të arritura nga komunat. Projektet mund të jenë ndërtimi i godinave dhe i rrugëve, ofrimin përkrahjes ndërmarrjeve të mëdha e të vogla si dhe aktivitetet sportive kulturore”, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, BE, me një bazë tjetër për katër komunat në veri tashmë ka dhënë 3,5 milionë ndihmë pa kthim.

Ai ka thënë se Mitrovica veriore, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin –Potoku kanë bërë kërkesa për një numër projektesh infrastrukturore me vlerë 17 milionë euro.

“Tashmë po zbatohen projekte për të cilët kemi dhënë 3,5 milionë euro”, ka thënë Zhbogar.