Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 12:38

Prishtinë-Samuel Zhbogar fillon sot zyrtarisht  punën e tij si  Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Duke folur para mediave sllovene ai ka thënë se tani është momenti i duhur që të arrihet përparim në dialogun Prishtinës e të Beogradit dhe se Bashkimi Evropian ka ndarë në sasi mjetesh për serbët në veri.

Lidhur me veriun, Zhbogar ka thënë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të bëje një program gjithëpërfshirës për atë rajon në përputhej me rekomandimet e Komisionit Evropian nga tetori i vitit të shkuar.

Ndërkaq  duke folur për referendumin e paralajmëruar nga serbët në veri përfaqësisë i BE-së në Prishtinë, Samues Zbogar  ka thënë se  nuk i ndihmon zvogëlimit të tensionit, gjë për të cilën Komisioni Evropian është angazhuar madje duke ndarë mjete të rëndësishme për veriun Kosovës që do të ndikonte në uljen e tensioneve në mënyrë që të rregullojmë gjëra më të rëndësishme.

“Anëtarë të BE dëshirojnë që Serbisë t’ia japin statusin kandidatit në fund të shkurtit, Serbia e dëshiron këtë status e Kosova dëshiron të gjejë mënyrë për t’u përfaqësuar në forumet rajonale” ka thënë Zhbogar i cili do të ketë dy funksione, atë të  përfaqësuesit i BE-së dhe shef i Zyrës së BE-së për Kosovën e cila është në kompetencë të përfaqësueses së lartë të BE Catherine Ashton. Kontrata  e tij fillestare do të jetë deri me 30 qershor të vitit të ardhshëm. (LajmeShqip.com)