Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 17:01

Prishtinë- Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, theksoi se detyra kryesore e tij do të jetë që ta afrojë sa më shumë Kosovën drejt Bashkimit Evropian. Zhbogar u shpreh i bindur se në fund të vitit edhe raporti i progresit do të jetë më pozitiv për Kosovën.

 “Misioni ynë është të ndihmojmë Kosovën që të jetë evropiane. Kemi filluar mirë këtë vit, me procesin e liberalizimit të vizave, po shohim më shumë komisionerë të Be-së në vizita në Prishtinë dhe poashtu më shumë dialog mes Kosovës dhe Be-së. Shpresoj që në fund të vitit kur KE ta përgatis raportin do ketë më shumë progres për Kosovën”-wshtw shprehur ai.,

E kryeministri Hashim Thaçi, ne takim me Zhbogar tha se nuk do të ketë kurrfarë statusi special për veriun e Kosovës. me ç’rast theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë afër për të gjithë qytetarët e veriut.

Qeveria e Kosovës do të punojë me përkushtim të madh dhe t’i shërbejë njëjtë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie. Kështu deklaroi kryeministri Thaçi në përgjigje të pyetjes nëse Qeveria është e gatshme të pranojë ndonjë status special për veriun e vendit. Sipas Thaçit në Kosovë nuk do të ketë etni të veçantë dhe të gjithë do të gëzojnë të drejta të barabarta. Kosova është shtet sovran dhe plani i Ahtisaarit është zgjidhja për veriu”-ka deklaruar Zbogar.,

Lufta ndaj krimit të organizuar, kthimi i normalitetit në veri të Mitrovicës dhe liberalizimi i vizave, janë tri prioritetet kryesore, të cilat Zhbogar i ka prezentuar në nisje të detyrës së tij si përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë.