Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 14:26

Prishtinë – Kryesia e Kuvendit në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka vendosur të hënën që pikë e parë e rendit të ditës në seancën e së enjtes të jetë Projektligji i amnistisë.

Shefi i Grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, ka pohuar se askush nuk ka dhënë shpjegim për urgjencën e takimit të dytë.

Ymeri deklaroi se Serbia po e cakton edhe agjendën e Kuvendit, e se PDK-së po i ngutet për të amnistuar midis tjerash edhe Xhabir Zharkun.

Por ish kryetariiI Kacanikut ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, nga arratia ku supozohet se është në Suedi. 
“Zhurnal” ka parë se Zharku shkruan se ky ligj nuk e amniston atë. Përveç disa shprehjeve jo dhe aq etike, ai i kthen përgjigje edhe Ymerit.

“Unë nuk jam larguar nga Kosova për të përfituar nga ndonjë amnesti pasi që në atë kohë as që kam ditur se do të ndodh dicka e tillë dhe për t’ia shëndosh kryet z Visar Ymerit, po i tregoj se ky ligj nuk me amneston mua, jo pse unë nuk do të dëshiroja të kthehem në Kosovën e lirë,pasi që vendi im më mungon shumë sepse kam shkrirë tërë rininë dhe potencialin tim me ac sa kam ditur dhe mundur për lirinë e vendit tim”, tha ai.

 

Postimi i plotë Zharkut në rrjetin social ashtu në origjinal.

 

Pershendetje per te gjith.

Disa here jam munduar te scaroj se nga Kosova jam larguar per shkak te padrejtesise qe me eshte bere nga EULEXi e jo nga drejtesia,por sic duket per njerezit e VV EULEXi eshte i pa drejte vetem kur perballen ata me te,kjo tregon se VV ne te vertet nuk eshte kunder EULEX por e perdor ate vetem si instrument per te cen kunder Qeveris se Kosoves. Une nuk jam larguar nga Kosova per te perfituar nga ndonje amnesti pasi qe ne ate kohe as qe kam ditur se do te ndodh dicka e tille dhe per tja shendosh kryet z Visar Ymerit po i tregoj se ky ligj nuk me amneston mua, jo pse un nuk do te deshiroja te kthehem ne Kosove i lire,pasi qe vendi im me mungon shum sepse kam shkrir ter rinin dhe potencialin tim me ac sa kam ditur dhe mundur per Lirin e vendit tim. 
Ligjet nuk formulohen dhe nuk aplikohen per individe por per ter shoqerin. Perkunder deshires time qe sa me shpejt te kthehem i lire ne Kosove,jam i knacur qe ky ligj nuk me amneston sepse shum zagar te VV,Kohes,Bota Sot bashk me klysht e tyre do te kishin filluar fushaten kunder Qeverise duke then se ja a ju kemi then se Qeveria e ka larguar z Zharkun per ta amnestuar tani,sepse keshtu thonit ju te mjere ato dit kur une u largova nga Kosova. 
Se sa te mjere jan disa nga gazetat,gazetaret dhe politikanet tane shifet nga mos informimi i tyre,pasi qe ata flasin dhe shkruajn vetem ate qe ju thot padroni i tyre, sa per informim te tyre mua nuk me ka ndihmuar asnje nga Ministrat dhe as Kryeministri per tu larguar nga Kosova pasi qe posedoj pasaport valide te Suedise se dyti une nuk kam udhetuar nga aeroporti i Prishtines por nga ai i Shkupit, poashtu eshte e dukshme se fushaten kunder meje e keni zhvilluar dhe po e zhvilloni per ta sulmuar Qeverine dhe Kryeministrin,edhe pse tani une nuk jam pjese e kesaj Qeverie, mendoj se kjo Qeveri me te metat e veta eshte me e mira e mundeshme ne kohen qe po kalon vendi yne. sidomos ne perfaqsimin e Kosoves ne politiken e jashtme dhe bashkpunimin me mict e partneret tane, duke falenderuar Kryeministrin ,Ministrin e Drejtesise dhe te gjith akteret qe jan kujdesur qe ligji te jet sa me pak diskriminues dhe qe une mos te jem i perfshire ne te, njashtu lus z Visar qe te lexoj me mire ligjet e mos te leh si zagar aty ku nuk eshte vendi, apo ndoshta keshtu ju ka udhezuar Ceja juaj i vonuar vetem me leh se keshtu terhec vemendjen qe je aty. Te gjith shokeve dhe miqeve te mi ju uroj shendet dhe jete te gjate.