Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 13:02

Prishtinë, 7 prill –

“Spektakël politik”, e ka quajtur marrëveshjen e mbrëmshme zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma.

“Për AAK është edhe një spektakël, që i dhurohet vendit tonë në këtë mënyrë dhe në këtë formë. Është e rëndësishme që të kalohet ngërçi politik, por jo në çdo formë dhe në çdo mënyrë“, tha Luma.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se marrëveshja është antikushtetuese. 
“Në vend se të krijojmë traditë kushtetuese, që të zgjidhim problemet me disa rregulla, për të cilat pajtohemi të gjithë, të cilat janë të kodifikuara në një dokument juridik, siç është Kushtetuta, këtu problemet dhe puna institucionale po definohet në bazë të vullnetit arbitrar dhe pazarllëqeve individuale të liderëve partiakë. Kjo mendoj se është dëmi më i madh për Kosovën”, tha Konjufca. 
As Lëvizja Vetëvendosje dhe as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk janë ftuar që të marrin pjesë në takimet e zhvilluara në Zyrën Amerikane mes kryetarit të PDK-së, Hashim Thaci, atij të LDK-së, Isa Mustafa dhe ish kreut të AKR-së, Behxhet Pacollit.