Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 12:58

Prishtinë- Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka ripërsëritur se institucionet e Kosovës në koordinim me faktorin ndërkombëtar do të marrin masat e duhura për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve Serbe në veri të Kosovës, pasi, sipas tij, ato janë të pa ligjshme edhe në bazë të rezolutës 1244.

Ministri Rexhepi, ka sugjeruar se Komisioni Evropian, do të marr masa që të ndaloj mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës ngase, sipas tij, BE-ja ka mundësin dhe mekanizmat e ndëshkimit ndaj Serbisë.

“Në koordinim me faktorin ndërkombëtar duhet të vazhdojmë t’i marrim masat që ato të mos ndodhin. Tek e fundi Serbia shpesh thirret në rezolutën 1244 dhe me rezolutën 1244, zgjedhjet janë të pa ligjshme. Në këtë rast unë mendoj se edhe vet UNMIK-u, pavarësisht se në një mënyrë nuk ka rol operativ, por duhet ta bëjë interpretimin e drejtpërdrejt edhe të saktë të rezultues 1244 e cila në mënyrë decidive ndalon organizim të zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës”, ka thënë Rexhepi.