Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim përsëriti edhe një herë sot se Serbia me pretendimin e vet për të organizuar zgjedhje në Kosovë, nuk do t’ia arrij qëllimit.
Në mbledhjen e qeverisë Thaçi tha se Kosova do të përdorë të gjithë mekanizmat e saj kushtetues dhe ligjorë për ndalimin e organizmit të zgjedhjeve të Serbisë, në Kosovë.
“Ky pretendim i Serbisë është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244, me opinionin e GJND-së, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe e vlerësojmë si pretendim agresioni”.
“Në anën tjetër, kur flas se nuk do të mund të organizoj Serbia zgjedhje në Kosovë , flas edhe për zgjedhje lokale, edhe për zgjedhje të përgjithshme edhe presidenciale.”
Ndërkaq zëvendëskryeministri Hajrdin Kuqi, pas mbledhjes së ekzekutivit, tha se duhet angazhim më i madh i EULEX-it dhe KFOR-it në vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës. (LajmeShqip.com)