Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot në mbrëmje kandidatin për kryetar të njësisë bashkiake nr. 6 në kryeqytet, Krenar Cenollari.
Duke kërkuar votën e banorëve të kësaj njësie kreu i PS-së tha se “pamja e zonës së Kombinatit ka ndryshuar tërësisht falë projekteve të realizuara vitet e fundit”.
Ai theksoi se “në 8 maj qytetarët duhet të votojnë alternativën e Partisë Socialiste, si vizioni i së ardhmes, kundër barbarisë të së shkuarës”.
Sipas tij, “vetëm vota popullore do ta këpusë zinxhirin e të këqijave në këtë vend”.
Rama tha se “në 8 maj qytetarët do t`i japin përgjigjen e merituar këtij pushteti kusarësh”.