Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 13:06

Peqin – “Konfrontimi mes militantëve ekstremistë të PS dhe Policisë Bashkiake, ka qenë vetëm një debat me fjalë dhe politik, por pa dhunë”, deklaroi nënprefekti i Peqinit Ali Gripshi.

Ai tha se “Policia Bashkiake nën drejtimin e kryetarit të bashkisë Ilir Rrushaj, nuk kanë lejuar militantët e PS-së të vendosin flamuj në vende të ndryshme në qytet, kur këta të fundit janë konfrontuar me Policinë Bashkiake”.

Sipas tij “militantët e PS-së kërkojnë të heqin flamujt e PD dhe të LSI-së për të vendosur flamujt e tyre, ndërkohë që Bashkia dhe nënprefektura i ka lejuar dhe i ka caktuar vendet se ku do të vendosë flamujt  Partia Socialiste”.        

“Konfrontimi bëhet për shkaqe politike, pasi mbasditen e sotme pritet që në Peqin kryetari i PS Edi Rama të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie të këtij qyteti”, tha ai .