Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 14:16

Tiranë – Kryetari i partisë socialiste, z.Edi Rama i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit dhe kryetarit të PD-së, z.Sali Berisha, për dijeni z.Ilir Meta, z.Shpëtim Idrizi, z.Fatmir Mediu, z.Vangjel Dule, z.Gazmend Oketa, ku në të cilën e fton të marrin më seriozisht çështjen e zgjedhjes së presidentit sesa një proçedurë e thjeshtë parlamentare.

Duke përmendur 100-vjetorin e Pavarësisë si dhe aspiratat e popullit shqiptar për tu antarësuar në BE, Rama fton Berishën dhe forcat e tjera politike për të bashkëpunuar në zgjidhjen e krizave politike në mënyrë që aplikimi i Shqipërisë të mos refuzohet për të tretën herë këtë vjeshtë.

Më poshtë është dhe letra origjinale e kreut socialist drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, z.Sali Berisha. (LajmeShqip.com)  letra Berisha fq.1