Lajme Shqip Saturday, 26 October 2013 14:26

Tiranë- Pushimi i lindjes mund të zgjatet me 3 muaj, të cilin nënat mund ta shfrytëzojnë në mënyra të ndryshme. Propozimi vjen nga Ministria e punës dhe politikës sociale, kurse për atë do të debatojë në mënyrë plotësuese edhe këshilli ekonomiko-social. Sipas kësaj risie parashikohen dy variante, nënat do të kenë zgjidhje që menjëherë pas 9 muajvepushim të lindjes, të shfrytëzojnë edhe tre muajt e tjerë, ose këta tre muaj kanë drejtë t’i shfrytëzojnë deri në momentin kur fëmija t’i mbushë 3 vjet.

Por, këta tre muaj nuk do të paguhen, por do të obligohet punëdhënësi që ta ruajë vendin e punës për nënën e cila është ose ka qenë në punë para se të lindë fëmija.

Propozimi ka hyrë në procedurën e Qeverisë dhe brenda periudhës së ardhshme do të vendoset për këtë propozim të ministrisë së punës dhe politikës sociale.

Zgjatja e pushimit të lindjes në nëntë muaj dhe më shumë ka ardhur si rezultat i të dhënave shqetësuese që gjendjes demografike, ku është konstatuar se në 30 komuna të Maqedonisë është regjistruar numër më i madh i vdekjeve se i lindjeve.

Ekspertët konsiderojnë se do të duhet të mendohet edhe në mënyrën më flekisibile të shfrytëzimit të pushimit të lindjes nga ana e nënave, pasi periudha për pushim i nënës varet nga shumë faktorë siç janë nëse bëhet fjalë për fëmijën e parë, të dytë ose më shumë.

Edhe pse deri më tani konsiderohej se nëntë muaj janë ta mjaftueshëm, koha që nevojitet fëmija të kalojë deri në 3 vjet me nënën është çdoherë e pamjaftueshme.

Në Gjermani dhe Suedi pushimi me pagesë i lindjes është 47 javë ose 11 muaj, pason Norvegjia me 44 javë, Greqia me 34, Finlanda me 32 javë. Sipas këtyre të dhënave konstatohet se SHBA-ja dhe Australia nuk garantojnë pushim me pagesë të lindjes, shkruan Zhurnal. /albeu/