Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 14:42

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në emisionin “Info-Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se Gjykata Speciale e ka mandatin që t’i hetojë edhe vrasjet politike të pasluftës.

Sipas tij, pa zbardhjen e këtyre vrasjeve nuk do të ketë zhvillim të vendit, duke shtuar se vrasjet janë bërë për motive politike – janë shfrytëzuar për ta dobësuar LDK-në asaj kohë.

Ai tha se në mandatin e Gjykatës Speciale, është që të hetohen krimet e kryera deri në dhjetor të vitit 2000, transmeton Telegrafi.

“Ka informacione se do të ndodh ndjekja e rasteve të vrasjeve të pas luftës. Nëse është marrë në pyetje një njeri për ndonjërën prej këtyre rasteve, nuk do të mbetet pa u hetuar. Ka hetime që po bëhen për vrasjen e kundërshtarëve politik. Ka pretendime që janë aktakuza të përgatitura, e që lidhen me ish – zyrtarët e LDK-së”, ka theksuar Zemaj.