Lajme Shqip Monday, 05 November 2012 16:50

Vushtrri- Duke iu referuar të arriturave, e po ashtu edhe problemeve që kanë qytetarët e Kosovës nëpër komunat e vendit, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, tha në Vushtrri  se Kosova nuk do të shkojë në BE, por BE-në do ta sjellin në Kosovë, me qëllim që të evidentohen kushtet e para-anëtarësimit.

“E dimë që Kosova nuk do të shkojë në Bashkimin Evropian, por Bashkimi Evropianë do të vijë në Kosovë, dhe qëllimi i vizitës sime sot në Vushtrri është që si ta përshpejtojmë atë proces – procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE”, deklaroi Zhbogar në Vushtrri, pas takimit me autoritete komunale.

Kreu i komunës, Bajram Mulaku, i shprehu falënderime përfaqësuesit të BE-së për gjithë çfarë ka bërë Komisioni Evropian për qytetarët e Vushtrrisë.(LajmeShqip.com)