Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 10:11

Nëse qytetarët do të organizohen sikur në rastin e shkarkimit të ish-ministrit Jabllanoviq, “Zajednica” do të mundë të ndalet.

“Vetëvendosje” do të bëjë të pamundurën dhe nuk do të kursejë asgjë nga vetja, për të parandaluar themelimin e saj, thotë në një intervistë për “Zërin”, Dardan Molliqaj, sekretar i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Vetëvendosja” shumë shpejt do të fillojë me tubime mobilizuese gjithandej në Kosovë, ku përfshihen edhe aksione e protesta, në mënyrë që të parandalohet themelimi i Asociacionit të Komunave serbe.

Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për “Zërin”, sekretari organizativ i “Vetëvendosjes”, Dardan Molliqaj.

Ai thotë se “Vetëvendosje” nuk është kundër serbëve të Kosovës.

“Ne po kërkojmë vetëvendosje të qytetarëve të Kosovës; po kërkojmë integrim të vërtetë e jo ndarje në baza etnike, po kërkojmë ndërprerjen e instrumentalizimit të serbëve lokalë nga pushteti fashist në Serbi”.