Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 11:54

Tiranë – Kandidatja e LSI-së, Erisa Xhixho për njësinë bashkiake nr. 5 zhvilloi sot një takim me studente të Universitetit të Tiranës.

Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se gjatë këtij takimi kandiatja e “Aleancës për Qytetarin”, u shpreh se kjo nuk është vetëm gara e saj personale, por e rinisë shqiptare, e energjisë së re rinore e cila dëshiron të marr në dorë fatet e veta.

Duke vënë në dukje se LRI-ja që është edhe një prej forumeve më të mëdha rinore politike ne vend sot përfaqësohet në mënyrë mjaft dinjitoze në listat për kandidat dhe këshilltar në zgjedhjet vendore, Xhixho u kërkoi të rinjëve, që të jenë më të organizuar pasi është e vetmja mënyrë që të rinjtë do të vendosin për të ardhmen e vet.

Ndërsa duke u ndalur në programin që ofron LSI-ja për zgjedhjet e pushtetit vendor, kandidatja e LSI-së për njësinë bashkiake numër 5, tha se “ne do të hapim qendra të trajnimit profesional dhe të trajnimeve rinorë, që të shfrytëzohen nga të rinjtë, për të realizuar dëshirat dhe projektet që kanë”.