Lajme Shqip Wednesday, 14 November 2012 13:02

Prishtinë – Një njësi elite e xhandarmërisë së Serbisë po patrullon në veri të Kosovës. Grupi sipas burimeve të gazetës është nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë të Qeverisë së Beogradit, dhe ka për qëllim që të veprojë në terren sipas zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ekzistimin e këtij njësiti të veçantë e kanë konfirmuar për gazetën në kushte anonimiteti burime ndërkombëtare dhe një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës. Ekzistimi i tyre është i njohur për institucionet e Kosovës dhe për prezencat ndërkombëtare në vend, ndërkaq që sipas burimeve të gazetës ata po operojnë edhe jashtë strukturave të përhershme të MUP-it në veri të Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës, njësiti i veçantë po merret edhe me “menaxhimin” udhëheqësve lokalë të veriut, të cilët janë të pabindur edhe ndaj Beogradit”. (LajmeShqip.com)