Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 12:12

Policia e Serbisë në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombetar edhe me rezolutën 1244 të KS-së së OKB-së, të enjtën rreth mesditës në Leposaviç ka arrestuar në formën e rrëmbimit kreun e Partisë, SNS-së të Tomisllav Nikoliç, për Kosovën, Bojan Jakovleviç.

Burime të portalit theksojnë se Jakovleviç është arrestuar në Leposaviç ku ka edhe një ndërrmarrje dhe që nga aty është dërguar në Serbi.

Burimi nuk ka mundur të saktësojë se si është arrestuar dhe në ç’farë mënyre Jakovleviç, përmes të pikalimeve zyrtarë G 1 është dërguar në Serbi apo përmes rrugëve ilegale. Burimi që ka dashur të mbetet anonim ka shtuar se kjo është një shkelje e rëndë që Serbia ka bërë në Kosovë duke rrëmbyer një qytetar të Kosovës e duke e dërguar ata në Serbi.

Po ashtu burimi ka njoftuar se xhandarmëria e Serbisë ka filluar një aksion në Bërrnjak ku ka bllokuar të gjitha rrugët ilegale dhe se qytetarët që dëshirojnë të hyjnë apo të dalin nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas po i drejton në pikalimin kufitar zyrtarë në Bërrnjak.

*********************************

Leposaviç-Xhandarmëria e Serbisë ka ndërrmarrë një aksion në shkallë të gjërë veprimi në brezin kufitar të Serbisë me Kosovën në zonën e pikalimit kufitar G 1 në Jarinje të Leposaviqit kanë njoftuar burime të sigurta të portalit.

Sipas burimeve operacioni ka filluar të enjten pak pas mesnatës, gjithashtu policia serbe tani ka lëshuar një fletë arresti për Bojan Jakovleviç, shefi i partisë SNS të, Tomisllav Nikoliçit për Kosovën.

Sipas burimeve Jakovleviç është duke organizuar njerëz nga veriu për ti dërguar në Jarinje me qëllim të mbajtjes së barikadave dhe shkaktimit të trazirave në këtë pjesë të Kosovës.

Xhandarmëria e Serbisë në fillim ka larguar një barikadë e cila ka qenë e vendosuar në zonën neutrale të kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, pra Rudnicës dhe Jarinjës.

Burimi më tej ka saktësuar se xhandarmëria e Serbisë ka marrë urdhër nga Ministria e Punve të Brendshme e Serbisë që të mbyllë të gjitha pikalimet ilegale apo alternative që serbet kanë hapuar pas bllokimit të pikalimeve kufitare nga ana e grupeve kriminale serbe të veriut të Kosovës e që kishin përkrahjen e Qeverisë së Beogradit.

Njësia speciale e policisë së Serbisë, xhandarmërisë gjithashtu ka marrë urdhëra që të gjithë qytetarët që mësyjnë Kosovën nga ana e Serbisë të hyjnë në Kosovë përmes pikalimit kufitarë në Jarinje.

Xhandarmeria e Serbisë në Jarinje, ka ndjekuar dhe shperndarë grupin kriminal serb 1389 të njohuar me emrin Obraz.

Ndërsa që KFOR-i ka mbetuar që të largojë të gjitha barikadat në këtë pikalim dhe të lejojë levizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në këtë pikë kufitare, ndërsa që xhandarmeria serbe nuk do të lejojë grupimin e qytetarëve serb në këtë pjesë.

Policia e Serbisë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi ka lëshuar fletë arrestin për Bojan Jakovleviç i cili përveç se është perfaqësuesi i SNS-së për Kosovë është edhe pronar i firmës ‘Kamilja’ dhe njihet si një ndër kontrabanduesit më të mëdhenj në Leposaviq. (LajmeShqip.com)