Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 16:17

Durrës – Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, tha sot në Durrës se, “është në dorë të qytetarëve shqiptarë dhe palëve politike, që të zgjedhin presidentitn e tyre”.

Pas një takimi të zhvilluar në bashki dhe prefekturë, ambasadori Wollfarth duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve thekosi se “është e rëndësishme që ai të jetë një figurë që ta ushtrojë këtë pozicion në mënyrë dinjitoze”.

“Presidenca është një zyrë me pushtet të madh moral dhe Shqipëria e shqiptarët e meritojnë një president të tillë, dinjitoz”, tha ai. Lidhur me reformën zgjdhore, ambasadori Wollfarth u shpreh se, “është e rëndëshishme që të flitet për reformën zgjedhore, një proçes që është duke u zhvilluar tashmë në kuadrin e komisionit të posacëm parlamentar”.

“Reforma zgjedhore është një hap i rëndësishëm për partitë e vogla, të cilat mund të flasin për aspektet e reformës zgjedhore. Nëse partitë e vogla duan që t’u dëgjohet zëri duhet të organizohen platforma të tilla, që të bëjnë të njohur opinionin e tyre”, tha Wollfarth.

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ishte sot paradite në Durrës, ku u takua me kryetarin e bashkisë, Vangjush Dako dhe prefektin e qarkut, Genc Alizoti. Në takimet e zhvilluara në bashki dhe në prefekturën e qarkut z. Wolfarth diskutoi me drejtuesit e pushtetit vendor mbi politikat e zhvillimit rajonal. (LajmeShqip.com)