Lajme Shqip Tuesday, 17 April 2012 14:44

Elbasan – Edhe pse afatet për përfundimin e reformës zgjedhore kanë përfunduar, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, është shprehur optimist. Madje, sipas tij, deri më tani ka pasur progres për këtë të fundit.

“Unë nuk shikoj ngërç sa i përket reformës zgjedhore, deri tani shoh progres”, tha Wollfarth nga Elbasani, ndërsa ka përshëndetur komisionin e reformës zgjedhore.

Reforma zgjedhore duhej të kishte përfunduar, por për shkak të zvarritjes nga mazhoranca, ajo është shtyrë dy herë dhe afati i fundit është lënë fundi i muajit prill.

Megjithatë, pak ditë nga fundi i muajit, shenjat nuk janë shumë optimiste.

Ndërsa duke u ndalur tek zgjedhja e presidentit të ri, Wollfarth, ashtu si herë të tjera, ka thënë se ai duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës. Ashtu siç thotë edhe kryeministri Berisha. (LajmeShqip.com)