Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 16:29

Tiranë – Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, i bëri thirrje medias shqiptare, autoriteteve shtetërore dhe partive politike, qe të punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e informacionit që i ofrohet publikut përmes medias.

Zyra e shtypit e OSBE-së bëri të ditur se në deklaratën e tij Ambasadori nënvizon rëndësinë për transparencë nga përfaqësuesit e medias.

“Një transparencë dhe hapje më e madhe ndaj medias nga ana e zyrtarëve shtetërorë dhe partive politike, si dhe standarde më të larta profesionale, nga ana e gazetarëve, janë të domosdoshme në rritjen e cilësisë së informacionit që jep media”, tha Ëollfarth.

“Media ka një rol skajshmërisht të rëndësishëm në procesin zgjedhor në vijim, përmes informimit të qytetarëve lidhur me programet e partive politike dhe platformat e kandidatëve”, theksoi Ëollfarth, ndërsa përfundoi duke nënvizuar se “përmes raportimit objektiv dhe të balancuar, ajo kontribuon në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri”.