Lajme Shqip Friday, 02 March 2012 15:40

Fier- Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Eugen Wollfarth i bëri apel sot nga qyteti i Fierit klasës politike shqiptare për bashkëpunim në procesin e reformave integruese të vendit në BE.

Gjatë një vizite që zhvilloi të premten në qytetin e Fierit, Wollfarth vlerësoi bashkëpunimin me Qeverinë shqiptare, ndërsa vuri në dukje se “Prezenca e OSBE-së fokusohet veçanërisht në reformat legjislative dhe juridike, reformat zgjedhore, rritjen e kapaciteteve të parlamentit, luftën kundër krimit të organizuar, hartimin e  ligjeve, lirinë e medias, etj.

I pranishëm në forumin”Evropa-midis meje dhe teje”, gjatë prezantimit të projektit të skulptorit Fate Velaj për ngritjen e memorialit në qëndër të qytetit, Wollfarth u ndal  në rolin dhe kontributin e OSBE-së për lobimin  e një sërë projekteve të rëndësishme në vendin tonë dhe asistencën teknike që ky organizëm ka dhënë për Shqipërinë.

Në axhendën e takimeve të Wollfarth, janë parashikuar takime në qëndrën “Murialdo” dhe qëndrën rinore “Epoka e Re”, për të vijuar me një vizitë në qytetin antik të Apolonisë.(LajmeShqip.com)