Në një letër të hapur për shqiptarët, John Withers, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, ka komentuar rreth kabllogramëve të ambasadës që publikoi Wikileaks dhe u është përgjigjur akuzave që i ka bërë Berisha atij personalisht.
Withers e quan publikimin e kabllogramëve të dëmshëm për diplomacinë amerikane, por nuk e përgënjeshtron autenticitetin e tyre.
Në lidhje me akuzën që Berisha bëri ndaj tij se, pas përfshirjes së amabsadës amerikane në çështjen “Diveroli”, ambasadori pati një qëndrim personal armiqësor ndaj qeverisë, ish-ambasadori Withers, pa iu referuar akuzës drejtpërdrejt, bën të qartë se ambasadorët amerikanë përfaqsojnë personalisht Presidentin e SHBA-së, dhe në asnjë rast nuk bëjnë politikën e tyre personale. (TCH)