Lajme Shqip Wednesday, 29 February 2012 18:19

Prishtinë – Në një komunikatë për mediat Lëvizja VETËVENDOSJE! sheh si të domosdoshme një politikë të përfshirjes e të pjesëmarrjes së gjerë të shqiptarëve në proceset politike që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre individuale e kolektive.

Lëvizja VETËVENDOSJE! po i ndjek në mënyrë aktive zhvillimet e fundit në Maqedoni pas krimit më të fundit që një polic maqedonas kreu duke i marrë jetën dy të rinjve shqiptarë, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti.

Krimi i djeshëm në Gostivar sipas Vetvendosjes, është rezultat direkt i mendësisë shtypëse, në linja të diskriminimit etnik, që po ndërton Gruevski me të gjitha mjetet e veta shtetërore e propagandistike, një mendësi që shqiptarët i sheh vetëm si instanca të domosdoshme me të cilat hyn në shitblerje për të marrë e për të forcuar pushtetin e vet, por nuk i sheh si qytetarë të barabartë, nuk i sheh si komunitet me të drejta historike, ekonomike, kulturore e kombëtare.