Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 10:30

Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi se aktivistë të saj kanë realizuar aksionin kundër kryeministrit Mustafa, duke e gjuajtur eskortën e tij me ngjyrë.

Zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi në një prononcim për Telegrafin konfirmoi se këtë aksion e kanë ndërmarr aktivistët e LVV-së si shenjë proteste kundër qeverisjes së Mustafa.

“Deri sa ka qenë ai duke shkuar në punë, aktivistët e LVV-së e kanë pritur kryeministrin dhe e kanë gjuajtur me ngjyrë eskortën e tij. Ideja e kësaj është që një person që është duke e defunksionalizuar Kosovën ne do t’ia defunksionalizojmë punën e tij”, tha Krasniqi.