Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 15:14

Lëvizja Vetëvendosje vlerësoi të premten se me marrëveshjet me Serbinë po humbin më së shumti shtetasit e Kosovës, prandaj paralajmëroi protesta për t’i kundërshtuar ato.

Driton Çaushi nga Vetëvendosje në një konferencë për media foli për nisjen e zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë, ku sipas tij, nuk ka reciprocitet me Serbinë.

 “Përveç dëmtimit, kjo marrëveshje, nuk paraqet asnjë masë të reciprocitetit. Nëse i përcjellim vazhdimësi e negociatat, shohim se vazhdimisht është lëshuar pe nga ana e qeveritarëve tanë”, ka thënë Çaushi.

Ai paralajmëroi se Vetëvendosje së bashku me partitë tjera opozitare do të mobilizohen për t’i kundërshtuar këto marrëveshje.