Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 11:19

Prishtinë – “Kosova asnjëherë nuk ka qenë palë negociuese, por Kosova është negociuar”. Kështu u tha në debatin e sotëm në Prishtinë, organizuar nga Levizja Vetëvendosje në temën, “Negociatat gjithnjë janë politike.

Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë debatit tha se “gjatë të gjitha negociatave që nga Rambujeja, e deri me tani Kosova asnjëherë nuk ka qene palë negociatore por ka qenë e negociuar.

Ai tha se këto negociata kanë defaktorizuar edhe luftën e UÇK-së, nga një luftë çlirimtare në konflikt ndër- etnik.

Bisedimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, Konjufca ndërkaq i quajti tregti me pozicione.

Në debat mori pjesë edhe profesori i filozofisë nga Tirana, Elvis Hoxha, ua cili bëri një vështrim filozofik të negociatave. Sipas tij, negociatat janë kusht i demokracisë minimale.

“Lëvizja Vetëvendosje lufton Planin e Ahtisarit dhe 6-pikëshin”, u tha në mes të tjerash në këtë debat.