Lëvizja Vetëvendosje është shprehur hapur se nuk do të lë mjet pa përdorur në protestat që sipas tyre kanë për qëllim të largimin e qeverisë Mustafa nga pushteti.
Aktivistë të kësaj lëvizje, sot sërish janë shfaqur te objekti i qeverisë (ish pallati i mediave), ku kanë shqyer gomat e rreth 40 veturave me targa 3Z (pronë e qeverisë së Kosovës).
Policia me këtë rast policia ka arrestuar disa aktivistë të kësaj lëvizje, ku disa prej tye edhe kanë marrë lëndime.
Vetëvendosje dhe partitë tjera opozitare janë duke u përgatitur për protesta gjithë popullore, për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, vendosjen e vijës kufitare me Malin e Zi, dhe pakënaqësi të tjera ndaj punës së Qeverisë. /lajmi.net