Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 16:21

Drejtuesit e saj thanë se kjo është arsyeja që kryeministri Thaçi po kërkon unitet politik dhe nga ana tjetër përmes shpifjeve dhe shantazheve publike nga deputetë të PDK-së, po tenton ta tërheq vëmendjen e opiniot publik para, këtyre zhvillimeve. 

Lëvizja Vetëvendosje shprehu sot shqetësimin e  saj se veriu i Kosovës po bëhet pjesë e zgjidhjeve politike në bisedimet Kosovë Serbi. Deputeti Glauk Konjufca, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Thaçi, i cili sipas tij, po kërkon unitet politik para lëshimit të radhës që po përgatitet të ndodhë në dëm të Kosovës.

Konjufca tha se vetë plani i Ahtisarit ka qenë një çmim i madh që Kosova nuk do të duhej ta paguante për pavarësinë e saj ndërsa tani çështja e veriut do të jetë edhe një çmim i ri.

Drejtuesit e Vetëvendosjes në këtë rrafsh i kanë konsideruar edhe pyetjet që deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu kishte adresuar në Kuvend për liderin  tyre, Albin Kurti. Shpend Ahmeti tha se me to po tentohet të zhvendoset  vëmendja e opinionit.

Ndryshe, drejtuesit e Vetëvendosjes treguan se çështja e mocionit për reciprocitet po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese, ku tani është faza e deklarimit të deputetëve. Ata thanë se me këtë mocion është shkelur Kushtetuta dhe mënyrën e përshkruar për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare.