Lajme Shqip Thursday, 06 December 2012 09:30

Prishtinë – Kosova ka ndryshuar dhe është më e bukur me Partinë Demokratike të Kosovës, por gjithashtu do të jetë edhe më e bukur kur t’i fitojë zgjedhjet lokale në vitin 2013, pasi që veprimtarët e kësaj partie, por edhe njerëz të rinj që do të jetë pas procesit zgjedhor do ta forcojnë PDK-në, të cilët do të fokusohen në zhvillimin ekonomik, edukimin dhe punësimin e qytetarëve të Kosovës. Kështu u tha gjatë zgjedhjeve të nëndegës në Vushtrri, ku salla e kulturës ishte mbushur me qindra simpatizant , të cilët merrnin pjesë në zgjedhjen e përfaqësuesve të ardhshëm të PDK-së në këtë komunë.

Me këtë rast, drejtuesit e kësaj komune dhe PDK-së thanë se gjatë takimeve të kuvendeve zgjedhore deri tash ka kaluar numrin 340 te anëtarëve të rinj që kanë kaluar në PDK.

Një aderim i tillë, ndodhi në fillimin e procesit zgjedhor të nëndegës së Vushtrrisë, ku ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i PDK-së, Kadri Veseli ka shpërndarë librezat e anëtarësimit të anëtarëve të rinj të PDK-së në nëndegën në Vushtrri, ndër ta edhe te Muzafer Shalës, i cili u tha se ka doktoruar në Angli, por gjithashtu edhe dhjetëra profesorë, magjistra dhe studentëve vushtrrias.

Me këtë rast, Kadri Veseli deklaroi se ndihet mirë që gjendet në Vushtrrinë e lashtë për të dëgjuar punën që është realizuar deri tani por gjithashtu për të parë përkrahjen kaq të madhe të qytetarëve në nëndegën e PDK-në në Vushtrri.

Ai tha se nuk ka vend më të mirë për të thënë se PDK dhe nga këto zgjedhje do të dalë shumë e fuqishme me një mesazh të çart, që të gjithë të krenohen dhe të punojnë për vendin e tyre.

“Partia Demokratike e Kosovës është duke rinovuar kontratën e vet me qytetarët e Republikës së Kosovës, është duke rinovuar atë kontratë me qytetarët e vetë për të zhvilluar ekonomikisht vendin e vetë, për të përmirësuar jetën e juaj si qytetar të këtij vendi, për të përmirësuar edukimin dhe për të punësuar njerëz. Unë besojë shumë se pas këtij procesi zgjedhor, duke dalë njerëz të rinj nga ky proces zgjedhor dhe në të njëjtën kohë duke pas parasysh gjithë atë armatë të madhe të aktivistëve dhe veprimtarëve që deri tash kanë vepruar në Partinë Demokratike të Kosovës do të dalim shumë më të fuqishëm, që ta bëjmë Kosovën tonë një vend krenar me të cilin do të mburremi të gjithë së bashku “, ka thënë Veseli.

Në emër të kryeministrit Thaçi, të pranishmit i përshëndeti zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili falënderoi qytetarët për përkrahjen dhe punën që kanë bërë gjatë këtyre trembëdhjetë viteve, duke thënë se interesimi i qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet anekënd Kosovës është dëshmia më e mirë që qytetarët i japin punës së kryeministrit, kryetarit të komunës dhe të gjithëve në PDK.

“I lusë qytetarët e Vushtrrisë, i lusë qytetarët e Kosovës që ta marrin fotografinë e Kosovës së vitit 2007 dhe 2012, po iu them që Kosova dukët më e bukur, sepse ne, bashkë me ju e kemi bërë më të bukur “, ka thënë Kuçi.

Ai premtojë që edhe në vitin 2013,kur të fitohen zgjedhjet lokale do të punohet edhe më shumë që për katër vite tjera të bëhet edhe më e bukur.

Sipas tij, PDK-ja nuk është lodhë nga pushteti por ka fituar eksperiencë kurse partitë tjera janë lodhur duke e ndjekur vizionin e PDK-së.

Kurse kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku përmendi projektet e realizuara në këtë komunë duke thënë se kanë arritur të ndryshojnë jetën e qytetarëve , por gjithashtu realizimi i këtyre projekteve ka bërë që të rritet numri i qytetarëve që përkrahin PDK-në.(Kosovapress)