Lajme Shqip Sunday, 19 August 2012 12:47

Rahovec – Kosova nuk mund të jetë shtet nëse serbet nuk heqin dorë nga lufta për Kosovën, ka thënë në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai gjatë qëndrimit në Rahovec, të shtunën,  tha se serbët ende nuk e kanë mbaruar luftën për Kosovën, raporton KTV. Sipas tij e vërteta është se çështja e Kosovës është e rëndë, por jo pa shpresë.

“E vetmja mënyrë qe Kosova të jetë shtet është qe në të heqim dorë nga lufta për Kosovën dhe të themi se Kosova është shtet. Ende nuk ka lindur gojë serbe qe do ta thotë një gjë të tillë”, ka theksuar ai. Ndërsa ka kërkuar të dënohen “kryerësit e krimeve ndaj serbëve”. (LajmeShqip.com)