Lajme Shqip Saturday, 03 November 2012 11:13

PRISHTINE– Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se e respekton iniciativën e presidentit malazez Filip Vujanovic që të organizojë takimin e saj me Nikolicin dhe në këtë mënyrë të jetë pjesë e përmirësimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Jahjaga ka deklaruar për Televizionin e Malit të Zi se është e gatshme të takohet me presidentin serb Tomislav Nikolic, por ka thënë se nuk vjen në konsiderim të bisedohet për ndarjen e Kosovës, transmetojnë mediat serbe.

Presidenti i malazez, Filip Vujanovic ka paralajmëruar më herët se do të ftojë Nikolicin në takimin e shefave të shteteve të rajonit që do të mbahet në Budvë, i cili do të mbahet deri në fund të këtij viti, e ku do të marrë pjesë edhe Jahjaga.

“Kam respekt ndaj iniciativës së presidentit Vujanovic që të organizojë takimin tim me Nikolicin dhe në këtë mënyrë të jetë pjesë e përmirësimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Por,mbetet çështje e Nikolicit, nëse dot vijë ose jo në këtë takim”, ka thënë Jahjaga.(LajmeShqip.com)