Lajme Shqip Monday, 13 May 2013 21:13

 

Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuiq ka deklaruar sot se hendeku ndërmjet autoriteteve në Beograd dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë më nuk është “aq i thellë” dhe se së shpejti do të mund të merret vendimi i përbashkët në dobi të kombit. “Kjo ende nuk do të thotë se ata do ta pranojnë lehtë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizim të raporteve, të arritur në Bruksel më 19 Prill, por besoj shumë se gjatë ditëve të ardhshme do të marrim një vendim të përbashkët”, ka thënë Vuçiq duke e përmbledhur vizitën e vet në veri të Kosovës në fund javës.
Ai theksoi se takimi i tij i djeshëm me serbët e Kosovës ka treguar se “ata i besojnë shtetit të tyre”.
Mëtutje, Vuçiq ka veçuar se fëmijët serbë në shkolla nuk do të mësojnë sipas programeve shqiptare, ndërsa në “pjesën veriore kurrë nuk do të shkel ushtria shqiptare”.
Sipas tij, “me këtë marrëveshje perëndimi e pranon ekzistimin e Bashkësisë së komunave serbe”.
Vuçiq konsideron se ky dokument është rast që populli serb të mbijetoj në Kosovë dhe se “më nuk do të vërsulet në disfata”.