Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 15:08

Propozimi për caktimin e “ditës së përkujtimit” nuk ka qenë kurrfarë trik marketingu, ka deklaruar sot kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ka shtuar se nuk është fare i deprimuar nga përgjigjet negative (Kosova, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina) ndërsa është beson se herët a vonë ky propozim i tij do të pranohet.

Kështu ka thënë ai, njofton FoNet, transmeton Koha.net duke shtuar se Serbia do të pranonte sikur ky propozim të vinte nga Kroacia e Bosnja Hercegovina, ndërsa nuk e përmendi fare Kosovës e cila e kishte refuzuar e para propozimin e tij.

Vuçiq kishte propozuar që në të njëjtën ditë të përkujtohen të gjitha viktimat e të gjitha luftëra në ish – hapësira e ish- Jugosllavisë.

Natyrisht, gjatë këtij propozimi , Vuçiq nuk ka përmendur se të gjitha këto luftëra ishin shkaktuar, nxitur dhe zhvilluar nga Serbia dhe se viktimat janë bërë për fajin e saj.

Vuçiq Duke e vlerësuar se stabiliteti në rajon është i brishtë ndërsa si shembull për këtë brishtësi i ka marrë zhvillimet, sipas tij, pas dronit të lëshuar me hartën me viset shqiptare në Ballkan në ndeshjen Shqipëri- Serbi më 14 tetor 2014.